Rusia ka dërguar avionë luftarakë në Bjellorusi në prag të një konflikti me Ukrainën.
Kremlini i ka dërguar avionët ushtarake atje, me justifikimin se do të përdoren për një stërvitje ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka publikuar një video ku shihet avionët luftarakë Su-35 duke ateruar në Aeroportin e Bjellorusisë.
Agjencia e lajmeve Interfax tha të premten se Rusia ka dërguar dy batalione të sistemeve raketore tokë-ajër S-400 në Bjellorusi.
Vlen të përmendet Rusia ka ende rreth 100,000 trupa të stacionuara përgjatë kufirit të saj me Ukrainën. Kërcënimi i pushtimit është i lartë, megjithëse Rusia pretendon se nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën, perceptohet gjerësisht se po krijon pretekst për një pushtim. Rusia e ka bërë të qartë se është kundër përfshirjes së Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), grupimi ushtarak që u formua si një mburojë kundër Bashkimit Sovjetik. Rusia e sheh zgjerimin e NATO-s pranë kufijve të saj lindorë si një përpjekje për të ndërhyrë në sferën e saj të influencës.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko konsiderohet të jetë një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin. Stërvitjet e Rusisë me Bjellorusinë kanë ardhur pasi Perëndimi, kryesisht SHBA-ja ka lëvizur për të ofruar armë për Ukrainën.