Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschi e ka cilësuar ofertën e fundit të Gjermanisë e cila tha se do të dërgojë 5000 helmeta për Ukrainën, një shaka.
Sipas kryebashkiakut të Kievit, në një situatë të tillë ku ndodhet vendi një deklaratë e tillë ishte e pavend. Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë shuma të larta.
Ai gjithashtu ka theksuar se është habitur që Gjermania nuk ka ofruar një ndihmë të konsiderueshme ushtarake.
Prej disa javësh Gjermania refuzoi të dërgojë ndihma në Ukrainë, madje autoritetet u shprehën kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Kremlinit.