.

Tragjike! Po ecte në lagje me mamanë e saj, 8 vjeçarja qëllohet për vdekje me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Çikago ku një vajzë tetë vjeçare u qëllua për vdekje me plumba teksa po ecte me mamanë e saj në lagje.

Sipas The Mirror, Vogëlushja Melissa Ortega vdiq të shtunën (22 janar) pasi një person i armatosur hapi zjarr në lagjen e vogël ku ajo jetonte.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi mori plumbin me arme zjarri në kokë por nuk arriti të shpëtonte. Sipas policisë, as ajo dhe as nëna e saj nuk ishin objektivi i synuar i të shtënave.

Vdekja e Melissa ka ndezur protesta për dhunën me armë në Çikago, me rreth 800 vrasje të raportuara vitin e kaluar.

Përveç kësaj të gjithë banorët e lagjes janë të tronditur dhe të kërcënuar.