.

KUJDES pamje të rënda/ Po ndiqej nga policia, i riu aksidentohet për vdekje “live” para miliona shikuesve (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Anxhelos, ku një motorist është përplasur për vdekje teksa pamjet ishin live para milionave shikues.

Bëhet me dije se motoristi, i cili ishte në një moshë të re po ndiqej nga disa patrulla policie ndërsa një helikopter i policisë po transmetonte gjithçka live për mediat.

Shpejtësia e motorit me të cilin ai po udhëtonte ishte tepër e madhe, teksa në një kryqëzim ai u përplas me një makinë duke gjetur vdekjen në vend. Ndërkohë të plagosur mbetën edhe shoferi i makinës dhe dy pasagjer të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.