.

Përdhunoi 16-vjeçaren shqiptare për 4 vite rresht/ Arrestohet prifti grek, në kompjuter iu gjetën…

Një prift grek 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar një 16-vjeçare shqiptare.

Ka qenë denoncimi i të miturës, e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13 vjeçare dhe ka zgjatur për afro 4 vjet, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.

Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjien Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.

Ai ka 3 fëmijë, madje vajza e madhe e tij është pothuaj në të njëjtën moshë me viktimën.

37-vjeçari ka mohuar akuzuat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.