.

Eksploziv banesës së vëllait të Enver Stafukës, i zhdukur prej 2015-ës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Krujës.

Tritoli është vënë në derën e shtëpisë së Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës.

Ky i fundit u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë më 9 shkurt të vitit 2015. Persona të maskuar të veshur si policë e rrëmbyen në qendër të Fushë-Krujës personin që vodhi makinën ‘BMW’ nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lamaj.

Lenda plasese eshte vene ne deren e shkalleve te nje objekti tre katesh ku ka disa biznese por ne katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen.

“Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve,” shkruhet në njoftimin e policisë.