.

VIDEO/Tentoi ta shtypte me makinë,dy të rinj godasin shoferin nga dera e “BMW” në Vlorë

Një sherr mes 3 personave ka ndodhur në qytetin e Vlorës, përpara teatrit “Petro Marko”. Nga pamjet në videon e “Faxnews”, shikohet një shofer i një “BMW” tenton të shtypë një person me xhup blu. Pasi fuoristrada ndalon, i riu me xhup blu mban thikë në dorë dhe i kundërpërgjigjet shoferit duke e goditur së bashku me një person tjetër të veshur me rroba të zeza. Edhe ky i fundit godet drejtuesin e “BMW”.

Më pas, dy personat largohen ndërsa shoferi kthen makinën dhe ikën me shpejtësi.

Ngjarja ka shokuar kalimtarët, ndërsa nuk dihen shkaqet e sherrit mes këtyre individëve.