.

I preu kokën me thikë shefit, shqiptari kundërshton burgimin e përjetshëm

Shqiptari Jonathan Limani, 44 vjeç, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm pasi i preu kokën pronarit të lokalit ku punonte si kamerier, ka kundërshtuar vendimin. Ai ka vendosur të apelojë burgimin e përjetshëm.

E gjithë ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2010 brenda lokalit në “The Oxfordshire” në Thame. Kanë qenë punonjësit të cilët kanë gjetur trupin e Christopher Varian, 32 vjeç, nga Aylesbury, Buckinghamshire brenda lokalit.

Limani mori një thikë nga një dyqan dy kate mbi zonën, ku shefi i tij po pinte duhan dhe më pas i preu kokën.

Anthony King e dënoi atë me burgim të përjetshëm në 2012-n, me një minimum prej 19 vitesh në qeli. Ai u izolua fillimisht në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor, por më pas u rikthye në Suedi.

Mësohet se shqiptarit i është refuzuar leja nga një gjyqtar në Gjykatën e Qarkut Örebro për ta kthyer dënimin e tij të përjetshëm në  një dënim me afat të caktuar.

Sipas mediave të huaja Limani është një rrezik për shoqërinë, pavarësisht se ai ka shprehur pendim për krimin që ka bërë.

Limani mori një thikë nga një dyqan dy kate mbi zonën, ku shefi i tij po pinte duhan dhe më pas i preu kokën.