.

Pas SHBA, edhe BE firmos sanksione! Kundër politikanëve në Ballkanin Perëndimor

Edhe pse kishte sinjalizuar deri më tani se nuk do të ndiqte të njëjtat hapa si SHBA duke shpallur non grata zyrtarët e korruptuar në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian duket se po ndryshon qendrim.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka njoftuar të martën se Brukseli po shqyrton sanksionet e mundshme ndaj Republika Srpskas në Bosnje e Hercegovinë. Ai tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për Bosnje e Hercegovinën më 24 janar.

“Rishikimi i sistemit të mbështetjes së BE-së dhe sanksionet janë vetëm dy instrumente, nga mjetet shumë të gjera që mund të përdoren në rast se shtetet anëtare vendosin se kjo është rruga e duhur”, ka thënë Stano.

Stano tha se Komisioni Evropian nuk është i gatshëm të flasë për skenarë hipotetikë të mundshëm për ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë, por thekson se në Bruksel janë duke shqyrtuar të gjitha opsionet.

Deklarata vjen pasi BE deri më tani kishte hedhur poshtë futjen e në listën e zezë dhe sanksionimin e politikanëve të korruptuar në rajon. Po ashtu ajo vjen pasi DASH vendosi sanksione ndaj kreut të Republikës Serpska për shkak të përpjejeve të tij për destabilizmin dhe shpërbërjen e Bosnjës, duke detyryar të ndërrojë qasje.

Megjithatë, është ende e paqartë nëse unioni do të adaptojë këtë qasje edhe për vendet e tjera të rajonit, përfshirë edhe vendin tonë, ku SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.