.

Gjermania kërkon një milion punëtorë, sërish në kërkim të emigrantëve 

Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë. Ishte kjo deklara e fundit e ministrit gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore po vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

“Ne tani kemi 300,000 vende të lira pune dhe presim që ky numër të arrijë deri në një milion”, tha ai të martën gjatë një konference për media. “Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”, shtoi ai. Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësor për thithjen e inxhinierëve, infermierëve dhe profesionistëve të tjerë nga vendet e tjera.