.

Publikuan pagat dhe të dhënat e shqiptarëve, Gjykata jep masën për katër të arrestuarit

Gjykata ka dhënë masat për 4 personat që publikuan të dhënat e shqiptarëve ku katër të arrestuarit për skandalin e pagave janë liruar nga qelia.

Gjykata ka caktuar “Detyrim Paraqitje” për Eni Qirjakon, gjithashtu e pezulluar nga detyra.

Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë lënë në arrest shtëpie.

Njoftimi:

1.        Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim E. Q.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Pezullimi i ushtrimit të detyres” të parashikuar nga neni 240/a/1 i K.Pr.Penale.

2.        Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim A. A.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim A. A., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

1.        Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K. S.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim K. S., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

2.        Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E. I.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

U shpall në Tiranë sot më datë 08.01.2022.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!