.

“Na e vranë djalin”/ Mbytja e 3-vjeçarit në kopsht, familjarët s’gjejnë paqe: Gënjyen, thanë se kamerat…

Familjarët e 3-vjeçarit, që humbi jetën në një kopësht privat në Fier, nuk pajtohen me vdekjen e djalit.

Ata kanë dalë sot në protestë parpara Prokurorisë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sipas tyre, hapja e kopshtit ditën e sotme është një vrasje e dytë.

Familjarët e 3-vjeçarit kanë deklaruar se u kanë thënë se kopshti ka kamera sigurie, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, por kur ata kanë shkuar për t’i marrë, u kanë thënë që nuk punonin.

“Na thanë që kamera nuk kishte, na gënjyen,” tregojnë familjarët.

Nëna e 3-vjeçarit, që u mbyt në kopsht tregoi si ka mësuar lajmin e trishtë. Ajo thotë se është mashtruar nga punonjësit e kopështit dhe se ka qenë doktori që e ka njoftuar se djali i saj ka mbërritur i pajetë në spital.

“Më kanë thënë është mbytur me litarin e bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe shkova në spital dhe doktori më tha se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna.

."Na e vranë djalin"/ Mbytja e 3-vjeçarit në kopsht,