.

Leje e përkohshme nga qelitë e Hagës për Kadri Veselin, qëndron me familjarët pas vdekjes së nënës

Leja që Gjykaka Speciale e Hagës i kishte dhënë ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përfunduar dhe ai është kthyer sërish në paraburgim. Veseli, ka përfunduar vizitën në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët dhe është larguar nën përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it. AI ka vizituar fillimisht ditën e sotme varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës ku është varrosur nëna e tij, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë, por nuk është lejuar të marrë pjesë në pritje të qytetarëve për ngushëllime.

Ardhja e Veselit në Kosovë u përcoll me masa të rrepta sigurie. Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë lejuar Veselit vizitën në Kosovë pasi të premten e javës së kaluar nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli humbi jetën në moshën 93-vjeçare.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai në korrik të vitit të kaluar humbi edhe të atin Fazli Veseli.