.

Kabineti i ri i Kovaçeskit, LSDM zgjedh 7 ministrat e rinj

Të martën kryetari i LSDM ( Unioni Social Demokrat i Maqedonisë), Dimitar Kovaçevski do te propozojë në Kuvend kabinetin e ri dhe programin qeveritar. Qeveria e re në Maqedoni, shumë emra të padëgjuar në ekipin e Kovaçevskit. Sipas Alsat, 90 për qind e kuadrove të LSDM-së janë emra të rinj, ndërsa nga ministrat e deritanishëm mbeten vetëm 4 përfshi edhe Lupço Nikollovskin i cili mësohet se do të propozohet për ministër të Bujqësisë. Seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet më datën 15-16 kur edhe në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri. Më 17 janar, Qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski si kryeministër do të nisë zyrtarisht punën.

Zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit- Sllavica Gërkovska (ish deputete)

Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike- Fatmir Bytyqi (vazhdon mandatin)

Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane- Bojan Mariçiç (ish ministër i Drejtësisë)

Ministër i Punëve të Brendshme -Oliver Spasovski (vazhdon mandatin)

Ministër për Punë dhe Politikë Sociale- Jovana Trençevska (drejtoreshë e ISHP-së)

Ministër i Mbrojtjes -Sllavjanka Petrovska (deputetet)

Ministër i Drejtësisë- Nikolla Tupançevski (profesor universitar)

Ministër i Kulturës -Bisera Kostadinovska Stojçevska (deputete)

Ministër i Bujqësisë -Lupço Nikollovski (rikthehet në Bujqësi)

Nga radhët e partisë Alternativa në bazë të marrëveshjes Zaev-Gashi, ministra do të propozohen Bekim Sali në Shëndetësi, Admirim Haliti në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Xhemail Çupi, ministër pa resor-përgjegjës për mërgatën. Nga radhët e BDI-së ndryshon pozicion vetëm Jeton Shaqiri, i cili pritet të propozohet ministër i Arsimit, ndërsa deri tani ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Goran Milevski mësohet se do të mbetet Ministër i Pushtetit Lokal, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare si pjesë e Qeverisë nuk do të ketë pozitë ministrore.

Kovaçevski pritet të dorëzojë propozimin për kabinetin e ri qeveritar në Kuvend ditën e martë për tu votuar kështu gjatë fundjavës së ardhshme. Dimitar Kovaçevski është mandatuar për të drejtuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski i dha atij besimin për të formuar qeverinë e re. Ai zëvendësoi Zoran Zaevin në postin e kryeministrit pasi ky i fundit dha dorëheqjen për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale të fundit. Më 18 janar, Kovaçevski do të pret në takim homologun e tij bullgar, Kiril Petkov.