.

Ende mister/ Shqiptari që u gjet në shtëpinë e barit në Londër, i vrarë, apo u dogj nga flakët?!

Vdekja e 35 vjecarit Ermal Qose në Angli vijon të mbetet një mister për autoritetet britanike. Shqiptari u gjet i pajetë në një shtëpi bari ku ai punonte, pasi banesa u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Clapton, në Lindjen e Londrës. Policia britanike ngriti dyshime lidhur me vdekjen e shqiptarit, ndërsa deri më tani dyshohet se Qose nuk ka vdekur nga flakët, por dyshohet se ai është vrarë.

Ishin banorët e zonës ata që lajmëruan policinë ambulancën dhe zjarrëfikësit pasi panë banesën e cila ishte përfshirë nga flakët. Kanë qenë autoritet ata që gjetën trupin e 35 vjecarit, ndërsa nga kqyrja e teupit dyshohet për një vrasje të mundshme. Policia dhe autoritetet po vijojën punën pa ndalur për zbarhdjen e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie. Kryeinspektori i Policisë Metropolitane, Mark Rogers tha: Ermali humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda shtëpisë së mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri. Megjithatë nuk përjashtoi faktin që Qose edhe mund të ishte vrarë.

“Unë dua të dëgjoj nga banorët e zonës që ishin në shtëpi në natën e Vitit të Ri nëse kanë parë njerëz që hynin e dilnin nga banesa e Qoses,”-shtoi ai.