.

E rëndë në Klos/ Humb jetën një person! Automjeti po rimorkohej, këputet litari dhe bie në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Cerujë të Klosit, ku ka humbur jetën një person.

Automjeti ka përfunduar në greminë e për pasojë drejtuesi i tij dyshohet se ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkjohej nga një tjetër mjet.

Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

“Me datë 10.01.2022, në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit,”