.

Krishtlindjet/ Laboratori Intermedica bën dhurata për të gjithë fëmijët e kopshtit nr.1 në Sarandë

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Laboratori Intermedica ka menduar për fëmijët e Kopshtit Nr.1 në Sarandë. Ata kanë surprizuar fëmijët me dhurata të ndryshme duke bërë që të kalojnë festa më të gëzueshme. Pas këtij gjesti kaq të mrekullueshëm, kopshti ka falenderuar dhe iu ka uruar festën Laboratorit Intermedica.

“Gëzuar Krishtlindjet! Zoti ju bekoftë që bëtë të lumtur fëmijët e kopshti nr.1. Ju urojmë gjithë të mirat e botës”, shprehen ata.

 

Krishtlindja është një festë e cila kremtohet me shfaqjen e skenës së pemës së Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar. Krishtlindja është festa në të cilën të gjithë dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.