.

Të dielën mbahet Maratona e Tiranës, Laboratori Intermedica ofron falas testin e shpejtë PCR për të gjithë garuesit!

Ditën e dielë Bashkia e Tiranës do të zhvillojë për të pestin vit radhazi Maratonën e Tiranës, ku në të do të marrin pjesë vrapues nga vende të ndryshme të botës. Laboratori Intermedica do të garantojë shëndetin dhe sigurinë e pjesmarrësve. Bëhet e ditur se laboratori do të ofrojë falas testin e shpejtë PCR për Covid-19 për garuesit në datat 15 dhe 16 tetor. Të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten të premten dhe të shtunën në stendën e Intermedica në Sheshin Skëndërbej në orarin 09:00-20:00.

Ashtu si çdo vit maratona do të jetë edhe një ditë pa makina ku për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, është hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Përmes një postimi në Instagram, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbështetur nismën e Intermedica.

https://www.instagram.com/p/CVAf8dWl3k_/?utm_medium=copy_link