.

Gati 1000 rrënjë kanabisi në shtëpinë e barit/ Çfarë i tradhtoi 2 shqiptarët në Angli, vlera 1 mln euro (EMRAT)

Frrok Zefi dhe Aldi Gjetani janë dy shqiptarët e fundit të arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kapën me drogë.

Ata kishin kthyer një banesë në Blackpool në shtëpi pari ku kishin mbjellur 950 rrënjë kanabisi.

Për rritjen e kanabisit, dy shqiptarët Zefi dhe Gjetani, përkatësisht 42 dhe 27 vjeç, përdornin në mënyrë ilegale energjinë elektrike.

Pikërisht këtu lindi ideja e policisë për të investiguar banesën që çoi në arrestimin e shqiptarëve.

Sipas mediave britanike, policia ka njoftuar se vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e tregut rreth 950,000 £.

Ndërsa në fotot e marra nga banesa ku rritej kanabisi mund të shihen edhe lidhjet elektrike të cilat janë një rrezik domethënës nga zjarri dhe mungojnë dritaret për ajrosje.