.

“Vjehrri më kërcënonte”, 31-vjeçari që vrau ish-gruan shpërthen në lot para gjykatës: E doja ende, armën e bleva për vetëmbrojtje

 

Gjykata e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg” për Elton Metaj.

31-vjecari është parë në gjendje të rënduar psikologjike dhe mes lotësh, është shprehur se e donte ish të shoqen dhe se armën e kishte blerë pasi ndihej i kërcënuar nga i vjehrri.

Metaj ka pretenduar se armën e ka marrë për vetëmbrojtje pasi ish-vjehrri e ka kërcënuar se do e vriste.
“Më ka kërcënuar ish-vjehrri. Armën e bleva për vetëmbrojtje, sepse më ka kërcënuar se do të më vriste. Ish-bashkëshorten e doja ende”, mësohet të ketë thënë Metaj.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes, ku Metaj, shkoi me kallash në dorë në shtëpinë e ish-shoqes dhe e vrau pamëshirshëm. Arrestimi i tij është bërë i mundur disa orë pas vrasjes, në një zonë rurale.
Familjarët e Sabrina Bengaj, kanë deklaruar për mediat, se dyshja sistematikisht kishte probleme dhe se Metaj ushtronte dhunë ndaj saj./BW