.

I vuri flakën një sipërfaqeje me shkurre, por dogji gjithë kodrën, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për zjarrvënie. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Myslym Stafa, banues në Kombinat.

Ky shtetas ditën e djeshme në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve dhe pemëve halore, dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.