.

Sherr mes të rinjve në ‘Don Bosko’, 20-vjeçari dhunon ish-kunatin, bashkë me dy shokët e bëjnë për spital

Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj, pasi kanë dhunuar me sende të forta një 26-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën ‘Don Bosko’. I riu me inicialet K.D., mori dy shokët e tij për të dhunuar ish-kunatin.

Ky i fundit u dërgua në spital, aty ku mori ndihmën mjekësore. Tashmë tre të rinj duhet të përballen akuzat e dhunimit me dashje.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve K. D., 20 vjeç, M. Zh., 22 vjeç dhe A. Gj, pasi në rrugën “Don Bosko”, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasin T. M., 26 vjeç, (ish kunati i K.D) i cili pasi mori ndihmën mjekësore, doli nga spitali. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.