.

E rëndë në Gramsh, ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, gjendet i varur në pemë 57-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Gramshit. Gazetari Shkëlzen Henko, raporton për “Balkanweb”, se është gjetur i varur në pemë 57-vjeçari Y. F.

Ky i fundit ishte shpallur i zhdukur nga familjarët më datë 29 gusht. Nuk dihet ende shkaqet apo rrethanat e vetëvarjes, por ndërkohë, policia është duke punuar në këtë drejtim.