.

Të shtëna në Shkodër, plagosen dy vëllezër, njëri me armë e tjetri me sende të forta

 


Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Postribë të Shkodrës.
Mesohet se të plagosur kanë mbetur dy vëllezër.

Një prej vëllezërve është plagosur me armë zjarri, kurse tjetri me sende të forta.

Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim./BW