.

Samiti i G7/ Zonja e Parë e SHBA-ve jep mesazhin e fortë me xhaketën që ka veshur, çfarë shkruhet në të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nisur vizitën e tij të parë në Europë si president. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Jill Biden.

Zonja e Parë, në takimin mes presidentit Biden dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson, kishte veshur një xhaketë ku në të shkruhej “Love” (dashuri).

Para takimit të G7 në Cornwall në Mbretërinë e Bashkuar, Jill Biden u pyet nga gazetarët për mesazhin e xhaketës së saj. Zonja e Parë u shpreh se në këtë konferencë globale, duhet që të përpiqet që të sjellin unitetin në të gjithë globin.

“Ne po sjellim dashuri nga Amerika. Unë mendoj se kjo është një konferencë globale dhe ne po përpiqemi të sjellim unitetin në të gjithë globin. Mendoj se kjo është e rëndësishme tani që ju keni një ndjenjë të unitetit”, tha bashkëshortja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë xhaketa në fjalë është e markës franceze “Zadig & Voltaire” dhe shkrimi në të është bërë nga kunjat piramidale. Aktualisht ky artikull nuk është më në faqen e internetit të etiketës.

Mediat e huaja shkruajnë se një xhaketë e ngashme, në të bardhë, aktualisht është me pakicë për 448 dollarë.