.

Komisioni hetimor mblidhet në kërkim të shkeljeve të Presidentit, pak metra më tej Meta ia merr valles me minoritetet (VIDEO)

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit u mblodh sërish sot për seancën e radhës teksa po shqyrtohen dhe po hetohen shkeljet e pretenduara nga maxhoranca të Kreut të Shtetit Ilir Meta.

Pak metra më tej Presidenti i Republikës Ilir Meta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit pati një aktivitet e takim me anëtarë dhe përfaqësues të disa prej pakicave kombëtare në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit, Presidenti Meta nuk ka ngurruar të pranojë ftesën duke kërcyer një valle minoritare për disa minuta.