.

Gara për PD, pas Kadillit një grua kërkon të marrë drejtimin e partisë, Edith Harxhi dorëzon sot kandidaturën

Pas Fatbardh Kadillit, një tjetër demokrate ka shprehur interes të garojë për postin e kryetarit të PD-së.
Bëhet fjalë për Edith Harxhin, e cila është pjesë e ‘Grupit për PD’ që u shpreh pro dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit.
Harxhi pritet që në orën 14:00 të dorëzojë kandidaturën e saj pranë selisë së PD-së.
Kujtojmë se sot edhe Kadilli dorëzoi kandidaturën e tij, ndërsa theksoi se PD nën drejtimin e tij do të shkojë drejt fitores.