.

Abuzimi me të miturën, reagon delegacioni i BE, Soreca: Përdhunimi është krim, indiferenca vret

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Mirditë ku një 15-vjeçare u përdhunua nga 5 persona.

Teksa ka shpërndarë në Twitter qëndrimin e delegacionit të BE-së, Soreca thekson se përdhunimi është krim dhe se indiferenca vret.

“Delegacionit i Bashkimit Evropian dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. Jo do të thotë JO.”, -shkruan delegacioni i BE-së.