.

4 kuti të mbetura për t’u rinumëruar në Berat, ja si qëndron rezultati mes partive politike

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankimimeve, ka nisur rinumërimin e kutive të votimit në qarkun e Beratit prej disa ditësh.

Ndërkohë që ende vijojnë numërimet e kutive të votimit, për këtë qark, kanë mbetur edhe 4 kuti të fundit.

Me gjithë numërimin dhe kontestimin që ka patur rezultati nuk ka pësuar ndonjë ndryshim. Vazhdojmë të qëndrojmë me një avantazh prej 67 votash të partisë Socialiste.

Rinumërimi i kutive të votimit, erdhi si pasojë e pranimit të kërkesës së KAS, për pretendimet e LSI-së. Por deri më tani, nuk ka ndonjë ndryshim të rezultatit që mund të ndikojë në marrjen e një mandati tjetër të Lëvizjes Socialistë për Integrim.