Një palestinez me emrin Muhammed al-Mensi, nga fillimi i sulmeve, izraelite po filmon gjithçka duke munduar të dokumentojë dhunën në Rripin e Gazës, e gjatë fotografimit të trupave të pajetë ka gjetur edhe dy vëllezërit e tij të vdekur.
Muhammed në videon mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se po fotografonte trupat e pajetë të palestinezëve në spital, në mesin e të cilëve arriti t’i identifikojë edhe dy vëllezërit e tij, raporton Anadolu.
“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njoh dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.
Nga 10 maji ka shpërthyer dhuna e paparë në Rripin e Gazës, ku po ndodhin sulmet të njëpasnjëshme nga ana e forcave ajrore izraelite dhe ato të Hamasit.
Deri më tani, nga tensionet kanë humbur jetën 139 palestinezë si dhe dhjetëra izraelitë.
"إخوتي اتنين شهداء راحوا ماتوا".. ناشط فلسطيني كان يغطي وصول عدد من الشهداء للمستشفى الإندونيسي في #غزة ليتفاجأ بوجود شقيقيه من ضمنهم pic.twitter.com/iGIe779RBc
— قناة الجزيرة (@AJArabic) May 15, 2021