.

Mik i artistëve të njohur/ Nga Stresi te Mozzik, mesazhet ngushëlluese për vdekjen tragjike të 27-vjeçarit te ‘5 Maji’: Gjithmonë je në zemrën time

Mehmet Qema, 27-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në zonën e 5 Majit në Tiranë, njihej si një person që kishte njohje të shumta me personazhe të njohur, të botës së artit, por jo vetëm.

Pas vdekjes së tij, të shumtë ishin personazhet e njohur që reaguan. Reperi Arkimet Lushaj, i njohur me emrin artistik “Stresi”, ka postuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet me Mehmet Qenën, çka nënkupton dhe miqësinë e afërt mes tyre.

“Vij shpejt, meek meek, unë me dy G, ik ik”, ka shkruar Stresi krahas fotos së publikuar. Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe dy reperët e njohur kosovarë, njëkohësisht edhe vëllezërit, Getinjo e Mozzik, të cikët i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes së 27-vjeçarit. Për t’u mos u shkëputur nga Kosova, edhe moderator Meriton Mjekiqi, i ka bërë një dedikim prekës të ndjerit.

“Edhe pse nuk je në mesin tonë my bro, gjithmon je në zemrën time”.

Në valën e reagimeve e mesazheve ngushëlluese, vihet re edhe ajo e aktorit vlonjat, Romeo Vleshaj, i cili ndihet i pikëlluar nga vdekja e Mehmet Qemës. Veshaj e quante vëlla 27-vjeçarin, ku bashkëngjitur fotos thotë se ike shpejt dhe se nuk gjen fjalë për krimin.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/BW