.

“Më mbyste dhimbja pa më parë askush”- Ronela Hajati “hap” zemrën: A mund të shkojë me keq se kaq?


Këngëtarja Ronela Hajati ka “hapur” zemrën me ndjekësit në Instagram dhe ka folur për momentet e vështira në jetë.

Në një postim në Instagram ajo shkroi se ka festuar edhe kur para një ore qante apo kur e mbyste dhimbja pa e parë askush.

Ronela Hajati u shpreh se ka pasur momente kur pyeste veten “A mund të shkojë më keq se kaq? Dhe po, shkonte.”Por shtoi se në të tilla raste e vetmja gjë që të ngelet të bësh është të bëhesh e fortë.

Ndërsa ndau edhe një mesazh për ndjekësit: “Më tha dikush sot: ‘Vishemi dhe rregullohemi, por e kemi zemrën copë’ dhe mu kujtua kur pyesja veten: ‘A mund të shkojë më keq se kaq?’ Dhe Po! Shkonte… Ronela ka festuar edhe kur para një orë qante, edhe kur më vonë e mbyste dhimbja pa e parë askush, sepse të bëhesh e fortë është e vetmja gjë që ngelet të bësh! Kur të mundesh festo! Zemra e nje gruaje është një oqean me mistere ?”