.

E kërcënuan me sqepar, e dhunuan dhe i grabitën lekët e pikës valutore, ky është motori që përdorën autorët.Ja shuma që i morën (Foto)

Dalin në dritë të tjera detaje nga grabitja e pikës valutore te Rruga e Kavajës në Tiranë.

Autorët e maskuar e kanë kërcënuar punonjësin e Exchange me sqepar, 55-vjeçarin Qani Zili, e kanë dhunuar dhe i kanë grabitur shumën e parave të pikës valutore.
Dyshohet që punonjësi 55-vjeçar të ketë qenë duke transportuar drejt bankës një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

“BalkanWeb” nxjerr edhe foton e motorit, që kanë përdorur autorët gjatë grabitjes, dhe që e kanë braktisur pak metra më tej, pasi janë përplasur me një makinë.

Siç shihet në foto, motori gri është përdorur nga autorët, ndërsa vetë punonjësi ka qenë duke transportuar shumën e parave me motorin e zi./BW