.

Nga Majko, te Balla e Braho/ Kush janë 50 deputetët që kërkojnë shkarkimin e Metës, zbardhet kërkesa me provat

Zbardhet kërkesa e Partisë Socialiste drejtuar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kërkesa mban firmat e 50 deputetëve të Kuvendit, të cilët kërkojnë shkarkimin e Presidentit.

Në kërkesë thuhet se nisma vjen me qëllimin e sigurimit të besueshmërisë së popullit te roli i kreut të Shtetit si një nevojë e shtetit të së Drejtës. Socialistët që kanë firmosur shprehen se janë të bindur se Presidenti Ilir Meta gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore 2021 ka shkelur rëndë dhe në mënyrë flagrante Kushtetutën.

Më tej në dokument thuhet se Ilir Meta ka cënuar ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve tek roli i Presidentit dhe nuk e ka ushtruar detyrën e tij në përputhje me Kushtetutën.