.

Basha komenton kërkesat për dorëheqjen nga kreu PD: Beteja do të vazhdojnë deri…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërkesat e lëshuara nga një pjesë e figurave të njohura të PD-së që i kërkojnë dorëheqjen për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Beteja do të vazhdojë deri në fitore”, iu përgjigj Basha shkurtimisht në mikrofonin e Report TV. Ky qëndrim shihet si refuzim ndaj kërkesës së bërë nga 10 anëtarët e Këshillit Kombëtar me anë të një letre publike, apo dhe nga kryetari i këtij Këshilli, Bujar Nishani.

Për këtë kauzë pati dhe disa protesta nga disa demokratë përpara selisë së PD-së ku kërkonin dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

Emra si Edith Harxhi, Endira Bushati, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha, dolën përmes një deklarate duke akuzuar se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.
Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli ka kërkuar largimin e Bashës, duke shpallur kështu edhe kandidaturën për kreun e PD-së.