.

Terrorizoi Vlorën, gjykata jep vendimin për 17-vjeçarin që grabiti argjendarinë me armë


Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur “arrest me burg” për minorenin Martin Kapllanaj, 17-vjeçarin që grabiti me armë një argjendari në qytetin bregdetar pak ditë më parë.

Seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj që merret me çështjet e minorenëve dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

 

Ngjarja ndodhi paraditen e 29 prillit në një argjendari në Vlorë, ku tentativa e grabitjes së 17-vjeçarit hasi në në rezistencën e dy të rinjve, që ndodheshin në argjendari, dhe pronares.

Gjatë grabitjes autori qëlloi me armë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.