.

Kush janë dy deputetët që Tom Doshi futi në Kuvend me ikjen e tij

PSD e Tom Doshit mori tre mandate gjatë këtyre zgjedhjeve. Dy prej mandateve në Shkodër dhe një në Tiranë.

Por, për t’i hapur rrugën një koalicioni të mundshëm me socialistët që kanë 74 mandate, Doshi dha dorëheqjen pak pas mesnatës kur sapo kishte filluar nxjerrja e fletëve të votimit nga kutitë për t’u numëruar.

Kështu, ikja e Doshit i hapi rrugën drejt Kuvendit Meri Markiçit në Shkodër, si edhe Gertjan Dedës në Tiranë.
Deputet i PSD u zgjodh edhe Gledis Çeliku, nr.2 i listës së PSD-së në Shkodër.

Të tre ata pritet t’i bashkohen qeverisë së re Rama, ndërsa Tom Doshi u shpreh se kishte hequr dorë nga mandati, por jo nga partia