.

Beteja për mandatin e 19-të në Tiranë, socialistët me sytë nga numërimi i votave tek njesia 5

Ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave në njësinë nr.5 në Tiranë ku aktualisht Partia Socialiste ka marrë 18 mandate, Partia Demokratike 15, LSI 2 dhe PSD 1.

Edhe pse kanë mbetur shumë pak kuti në këtë njësi të konsideruar si bazë e PS, socialistët shpresojnë se mund të marrin një mandat tjetër, i cili sipas listës së kandidatëve i përket Pandeli Majkos, i renditur në vendin e 19.

Aktualisht në njësinë 5, Partia Socialiste ka një diferencë prej 6000 votash ndaj rivalëve demokratë. Procesi është ndjekur gjatë gjithë kohës dhe nga kandidati Pandeli Majko.

Votat në Tiranë:

PS – 218927 vota

PD – 177194 vota

LSI – 27081 vota

PSD – 12997

/gazetashqip