.

Basha flet për “masakër elektorale” pas zgjedhjeve: Rama bashkëpunoi hapur me përfaqësues të krimit si Doshi. Do ta vazhdojmë betejën


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale, ndërsa fajësoi kryetarin e PS-së, Edi Rama se ka përdorur para të pista për fushatë.

Gjatë fjalës së tij të parë pas humbjes, Basha tha nga selia e PD-se se janë më të vendosur se kurrë që të vazhdojnë betejën.

“Këtë herë kjo nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi se keto zgjedhjet nuk kishin të bënin me demokracinë. Hymë në beteje jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që një njëri gjithçka që të shkatërronte garën. Thyen kushtetutën. Dhjetra mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe të votës. Duke shkatërruar vullnetin e njerëzve. Përdorën milionat e koncesioneve, vodhën të dhënat e qytetarëve, kërcënuan administratën. Bënë edhe më të madhe masakrën elektorale. Edi Rama vazhdon që të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të Krimit, si Tom Doshi. Pavarësisht kësaj sollëm një arritje të madhe e të jashtëzakonshme. Ne u bëmë më të fortë. Jemi më të vendosur se kurrë. Jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë. Do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do vazhdojmë për betejën. Mision ynë është më i madh se të gjithë.”, tha Basha.