.

A do të shkarkohet Ilir Meta nga parlamenti i ri? Vjen reagimi i parë nga PS


Pas përplasjes së presidenti Ilir Meta me ambasadoren Yuri Kim, kryeministri Edi Rama la të kuptohet se kreu i shtetit do të shkarkohet.

E pyetur nëse PS do të nisë procedurën për të shkarkuar Metën, Elisa Spiropali ka deklaruar se ky nuk është momenti për ta diskutuar këtë.

 

“Presidenti ka shkarkuar veten. Besoj se qytetarët i kanë dhënë përgjigjen më të fortë me votë, sjelljes së paprecedentë presidentit që e ka përdorur pozicionin më të lartë të unifikusit të popullit për interesat e ngushta personale dhe partiake të SHPK-së tij.

 

E ka marrë përgjigjen, ka rezultatin më të dobët elektoral historikisht. Nuk është koha për të diskutuar sot për procedurën parlamentare për Presidentin. Ka një lajm të mirë, praktikisht LSI ka dalë nga skena politike. Ata që kanë mund të kenë votuar LSI-në këto vite, janë të mirëpritur të na mbështesin, por dhe PD se ca prej tyre janë kthyer në PD. Çuditërisht njerëz që o kanë qenë në administratë o me lidhje klienteliste.”, deklaroi Spiropali.