.

Rezultati i zgjedhjeve, PS: E kemi zbritur Dajtin me një super fitore 52%

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nga selia e PS-së shpalli fitoren në njësinë administrative në Dajt, sipas tij me 52%.

“Ne e kemi zbritur Dajtin me një super fitore 52%. Dajti është rritur jashtë mase” tha Veliaj.

“Shumë faleminderit të gjithëve, komisionerëve, vëzhguesve, monitoruesve, atyre që shërbyen gjithë fundjavës. Ju them me kënaqësi që ne e kemi zbritur malin më të bukur të Tiranës, Dajtin, me një super-fitore, 52%. Kjo fitore na bën të ndihemi shumë krenarë.

Më vjen mirë që të gjithë janë zgjuar dhe kanë filluar të numërojnë. Edhe Luli tha që ka fituar, dhe për sa kohë, ne biem të gjithë dakord që kemi fituar të gjithë, më duket e arsyeshme që ata që kanë dhimbje barku, të shërohen. Ne duam t’i rikthehemi sa më shpejt punës. E sigurt nga puna jonë në Dajt është se iu kemi shërbyer të gjithëve me përulësi. Mezi presim që të vazhdojmë t’iu shërbejmë njerëzve”, tha Veliaj.

Postimin e ka shpërndarë kryeministri duke shkruar “Deri në votën e fundit. Faleminderit zgjedhësve të Njësisë Dajt, Tiranë”.