.

Nga presioni mbi administratën te databasa me të dhënat personale e vrasja në Elbasan, ja problemet e evidentuara nga OSBE/ODIHR

Koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev nënvizoi disa problematika gjatë fushatës zgjedhore në vendin tonë, siç është presioni i ministrave tek nëpunësit civilë apo dhe databasa me të dhënat personale të qytetarëve që u përdorën për zgjedhjet.

“Ministrat bënë fushatë edhe gjatë detyrës. Kjo i solli një presion tek nëpunësimit civil. Gjatë fushatës doli një databazë të 900 mijë shtetasve shqiptarë. Përmbante preferencat e tyre kredenciale. Kjo mund të konsiderohej si shkelje e rëndë e privatësisë për interesa të partive. Më lejoni të them dy fjalë për mjedisin mediatik. Ndikohet nga interesat e pronarëve. Dënoj incidentet që i paraprinë votimit që çuan vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Duhet të investigohen dhe hetohen si duhet. Ne nga ana jonë do të vazhdojmë të monitorojmë. Dua të theksoj se gjithçka duhet të bëhet në interes të shqiptarëve. I bëj thirrje të gjithëve që gjithçka ta bëjë në interes të shqiptarëve. Faleminderit për vëmendjen tuaj.”, tha Azay Guliyev.