.

Sherri me grushta në qendrën e numërimit, Celibashi mbërrin te shkolla “1 Maj”


Pas sherrit të dhunshëm në ambientet e qendrës së numërimit, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka mbërritur tek shkolla “1 Maj” në Tiranë.

Celibashi është duke komunikuar me personat përgjegjës të numërimit.Mbrëmjen e sotme në këtë qendër numërimi pati një përplasje të fortë mes disa anëtarëve të grupeve të numërimit dhe vëzhguesve.

Te shkolla “1 Maj” janë konfliktuar fillimisht dy vëzhgues mes njëri tjetrit e më pas kanë dashur të hyjnë brenda ambienteve të numërimit disa persona që ishin jashtë.

Në fund policia ka shoqëruar 7 prej tyre.