.

Një ditë para zgjedhjeve, Ambasada Amerikane: Do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit

Në një postim në facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë thekson se është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve.

“Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.” thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.