.

“Xhuvani u qëllua me plumb në kokë…”/ Gazetari jep detaje për vrasjen në Elbasan, pse ish-policët i janë bashkuar Gazmend Bardhit

 

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje lidhur më vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Qyno tha se autori i krimit është Arbër Paplekaj, i cili është edhe truproja personale e Gazmend Bardhit.

Duke qenë se Gazmend Bardhi është projektuar si ministër i Brëndshëm nëse fiton PD, Qyno tha se kjo ka bërë që gjithë ish-policët t’i bashkohen atij.

“Arbër Paplekaj me orgjinë nga Lekbibaj i Tropojës, ishte truproja personale e Gazmend Bardhit. Bardhi besohet se do jetë ministri i ri i Brendshëm nëse PD fiton zgjedhjet. Shumë ish-efektivë janë zhvendosur në Elbasan, për fushatën e PD. Elbasani ka potencial të madh ekonomik dhe kriminal. Pavlo Vuksani, nga Shkodra, u përqëndrua gjithashtu në Elbasan. Në vendngjarje ka 68 gëzhoja, nuk dihet nëse janë 2 apo tre armë. Ka patur fillimisht përplasje fizike. 3 furgonat e PD kanë ndjekur një makinë që dyshohet se kishte para për votat. Shoferi i saj futet në një lokal dhe kërkon ndihmë nga eksponentë të PS. Pastaj ka mbërritur Pjerin Xhuvani dhe dhëndri i tij. Fillimisht është qëlluar me plumb në kokë Pjerin Xhuvani dhe pastaj dhëndri i tij.”, tha Qyno.

Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në Elbasan pasi është qëlluar me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi. Paplekaj ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota.