.

“Nga njohja me partnerin tek emrat e binjakeve që pret”/Eni Vasili në një intervistë ndryshe përballë gazetarëve të “Piter Pan”

Mbrëmjen e djeshme moderatorja Eni Vasili ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ku zbuloi shumë detaje interesante rreth shtatëzanisë dhe lidhjes së saj.
Vasili nuk bën pjesë në grupin e personazheve që i pëlqen të flasë për jetën private para kamerave por këtë herë gjendur përballë gazetarëve të “Piter Pan” nuk ka nguruar ti përgjigjet kuriozitetit të tyre.
Vogëlushët e kanë pyetur Enin për shtatëzaninë,bashkëshortin dhe planet për dasëm. Eni zbuloi se është 6-muajshe shtatëzanë dhe sëbashkë me bashkëshortin e saj kanë vendosur edhe emrat e dy vogëlusheve që do të vijnë në jetë së shpejti.

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol.Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”.

Përsa i përket njohjes me bashkëshortin apo planeve për martesë, Eni tha se do të bëjnë një ceremoni të thjeshtë buzë detit por bashkë me vajzat të pranishme.


“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë… “ – tha Vasili duke shtuar se bashkë me bashkëshortin do të vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri pasi ajo nuk mund ta lërë profesionin e saj.