.

Çfarë ndodh me fëmijën nëse një grua lind në avion?

Nuk është diçka që ndodh çdo ditë. Nuk është aq e zakonshme, por ja që ndodh. Rreth 60 bebe kanë lindur në qiell dhe ndaj quhen “Të lindur në qiell”, ose “Të lindur në ajër”.

Avioni nuk është dhoma e lindjes që nënat në pritje ëndërrojnë, por ç`ndodh nëse dhimbjet e lindjes vijnë përpara kohe dhe mbase në momentin më të papërshtatshëm?

Varet nga stafi dhe është vendimi i tyre nwse nevojitet një ulje emergjente

Thuajse të gjitha linjat ajrore kanë rregulla që nuk lejojnë fluturimin e grave nga java e 38-të deri në 30 ditë përpara lindjes. Megjithatë kur ndodh të plasin ujërat në ajër stafit nuk i mbeten shumë zgjidhje. Pikë së pari, asnjë stjuardesë apo anëtar tjetër i stafit nuk është i trajnuar të presë bebe. Nëse nuk ka asnjë mundësi për ulje emergjente, avionit i duhet të vazhdojë për në destinacion.

Në raste të vazhdimit të fluturimit pyetet nëse në bord ka mjek. Nëse ka, u zgjidh problemi. Nëse nuk ka, stjuardesa merr rolin e mamisë pritëse.

Pasi bebi lind, ka disa linja ajrore dhe shtete që kanë rregulla të ndryshme për nënshtetësinë. Të sigurt ka nënshtetësinë e prindërve. Por ka edhe mundësi të tjera. Fëmija mund të marrë edhe nënshtetësinë e shtetit ku ndodhej avioni në kohën e lindjes.

Për shembull, nëse një fëmijë lind brenda territorit amerikan, qoftë edhe në ajër, ai ka të drejtën të marrë nënshtetësinë amerikane. Por nëse lind mbi territorin britanik, nuk e ka këtë të drejtë.
Disa agjenci dhurojë bileta falas për fëmijën

Ka fjalë që nëse një fëmijë lind në avion, linja ajrore i jep të drejtën të udhëtojë falas gjatë gjithë jetës. Po kjo fatkeqësisht nuk është e vërtetë për çdo rast. Është vetëm një djalë që ka lindur në një linjë ajrore indiane dhe një vajzë që ka lindur në një linjë egjiptiane.
Avionit mund t`i vendoset emri i fëmijës

Në 2019-ën, një fluturim i JetBlue pati një pasagjer ekstra. Avionit iu rivendos emri, duke e quajtur “Born to be Blue”.
Një vajze që lindi në një avion të “Chick-fli-A-flight” iu sigurua ushqimi përjetë dhe gjithashtu një vend pune i sigurt për ditën kur të arrinte moshën madhore.

Megjithatë lindja në ajër nuk është dhe aq qejf sa mund të duket. Mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës, duke qenë se dhe presioni i ajrit dhe oksigjenit ndryshon me ngjitjen. Kështu që fëmija mund të ketë probleme me frymëmarrjen. Pastaj nuk janë stafet dhe mjetet e nevojshme, sterile./TIP