.

Rama rrëfen simpatinë për kandidaten e PS: Kodheli një super kinge. Kur isha i vogël, gjuaja kosha për t’i rënë në sy

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ka komentuar me radhë kandidatet për deputete të PS në Tiranë, është ndalur tek Mimi Kodheli.

Rama thotë se me Kodhelin ka pasur njohje të vjetër, prej prindërve, madje ajo i shkonte për vizitë në shtëpi. Ai thotë se Kodheli ishte një super kinge me flokët e gjata, dhe ai për t’i rënë në sy gjuante kosha për të treguar sa bukur i bënte.

‘’Mimi është këtu sot pas një rruge shumë të gjatë, qysh nga koha kur kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve. Unë isha i vogël kur prindërit vinin për vizitë tek shtëpia, ishte një super kinge, që kur futen në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.

Kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit, dhe Mimi vinte dhe unë gjuaja koshat që të tregoja sa bukur i bëja. Po vetëm këtu, asgjë më shumë. Pastaj Mimi punonte në sektorin bankar, dhe erdhi me mua në Bashkinë e Tiranës. Pjesën tjetër e dini. Ajo është këtu për një arsye.’’- tha Rama.