.

Monedha virtuale e përhapur edhe në Shqipëri, rritje rekord të vlerës brenda një dite

Së fundmi monedha virtuale Bitcoin po hyn në përdorim edhe në Shqipëri nga individë të caktuar që e ndjekin vazhdimisht vlerën e kësaj monedhe.

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë.

Ndërsa Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë./faxweb