.

Protesta në Mirditë/ Shoqërohen në polici rreth 20 persona, aktivistë të Vetëvendosjes dhe banorë të zonës

Pak orë pas protestës së banorëve të Mirditës kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë, policia ka shoqëruar rreth 20 persona, aktivistë dhe banorë të zonës. Mes të shoqëruarve është dhe gazetari Preng Gjikola.
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për deputet i kësaj force janë mbledhur në protestë para Drejtorisë së Policisë Lezhë duke kërkuar lirimin e tyre.

Dhjetëra qytetarë të Mirditës kanë protestuar sot, duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike uji në fshatrat Thirrë dhe Fang. Forca të shumta të policisë, kishin mbërritur para protestuesve për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm, ndërkohë që pati edhe konfrontim fizik me qytetarët. Besnik Paci, banor i zonës tha para kamerave, se kjo është një vepër kriminale dhe banorët do ta marrin vetë në dorë fatin e fshatit.
Në Thirrë të Mirditës erdhën në mbështetje të protestës edhe qytetarë nga Kosova si dhe organizata të ndryshme, të cilat bënë thirrje për ndalimin e shkatërrimit të natyrës.